Brooklyn Beckham ka shprehur publikisht dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj bashkëshortes, Nicola Peltz, në një moment kur thashethemet për tensione me familjen Beckham vazhdojnë të qarkullojnë kudo.
“Ti je e gjithë bota ime,” shkroi 26-vjeçari të shtunën. “Do të të dua përgjithmonë. Do të të zgjedh ty gjithmonë, zemër. Je personi më i mrekullueshëm që njoh. Unë dhe ti përgjithmonë.”
Çifti është i martuar që nga viti 2022, një martesë që thuhet se ka sjellë përplasje midis Nicola Peltz dhe vjehrrës së saj, Victoria Beckham. Sipas raportimeve, debatet filluan kur Nicola zgjodhi të vishte një fustan nusërie nga Valentino në vend të një fustani të krijuar nga marka e Victorias./E.Ç