Në një intervistë ndryshe, Artisti i njohur Laert Vasili rrëfen gjithçka nga fëmijëria dhe marrëdhënia me të atin e ndjerë. Madje ai tregon edhe ‘përplasjen’ që patën në vitin 1991, kur Laert Vasili drejtonte mitingun kundër regjimit komunist në Sarandë. Ai tregon se kishte dëshirë të futej në rrugën e futbollit, por babai i tij nuk e lejoji.
“Nëse do i hyja futbollit, sipas babait do i kisha premisat për t’u bërë rrugaç. Në vitin 1989 kur u aktivizova në teatër, kishin filluar arratisjet nga Saranda në Korfuz. Kështu që e quajti si e keqja më e vogël. Babi ishte idealist deri në fund. Madje kur hodha bustin e Enverit në Sarandë dhe unë kryesoja mitingun.