Putin: Na detyruan të ndërhyjmë në Ukrainë, tani duan të na bëjnë fajtorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ata thjesht na detyruan të bëjmë atë që po bëjmë dhe po përpiqen të na bëjnë të dukemi fajtorë”. Kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin në lidhje me ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë dhe konfliktin e vazhdueshëm.

Duke folur në një forum biznesi, Putin, i cituar nga agjencia Ria Novosti, iu rikthye përshkrimit të rrëzimit të presidentit Viktor Janukoviç në vitin 2014 pas demonstratave të Euromaidan si “një grusht shteti” dhe për të denoncuar dhunën kundër popullsisë së Donbasit nga autoritetet e reja në Kiev.

Më herët presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Vladimir Putin ishte “çmendur plotësisht” duke lëshuar sulmin më të madh ajror të luftës ndaj Ukrainës dhe tha se po shqyrtonte sanksione të reja ndaj Moskës, megjithëse qortoi gjithashtu edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Trump e postoi komentin në Truth Social, ndërsa ukrainasit u zgjuan nga nata e tretë radhazi e sulmeve masive ajrore ruse, duke dëgjuar për orë të tëra dronët që gumëzhinin pranë shtëpive të tyre dhe shpërthimet e zjarrit antiajror ukrainas.

Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia kishte lëshuar 355 dronë dhe nëntë raketa lundrimi kundër Ukrainës gjatë natës, një breshëri e madhe që e bën sulmin më të madh me dronë të Rusisë gjatë luftës deri më sot. m.p.

Të fundit

Kandidat për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti befason me përgjigjen

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar sot ne emisionin “Breaking” në Top News si një nga kandidatët e Partisë Demokratike...

India kapërcen Japoninë dhe bëhet ekonomia e katërt më e madhe në botë

India ka kaluar Japoninë për të zënë vendin e katërt në listën e ekonomive më të mëdha të botës, sipas projeksioneve të fundit nga...

Plani britanik për t’i mohuar Arktikun Putinit

Arktiku është kthyer në një skenë të re të përplasjes gjeopolitike mes Rusisë dhe NATO-s. Shkrirja e akujve ka hapur rrugë të reja detare...

“Traktori i kaloi sipër kokës”/ Historia TRONDITËSE e vajzës me sytë gjak

"Kjo fotografi është bërë në Morinë të Kukësit, ka qenë data 9 prill 1999" I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Armando Babani...

Taksistët grekë në grevë, bllokojnë pikat hyrëse dhe dalëse të aeroportit të Athinës

Qindra taksistë bllokuan mesditën e së mërkurës për gati dy orë pikat hyrëse dhe dalëse të aeroportit të Athinës. Ndryshe nga protestat e tjera, taksistët...

Lajme të tjera

Web TV