Rozana Radi e “nxehur” me Besa Kokëdhimën: Ndërroi këngën pa më pyetur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paska një hatërmbetje mes Rozana Radit dhe Besa Kokëdhimës! Rozana pohoi në një intervistë që ka dhënë për “Goca dhe gra” se këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ndërroi këngën, pa i njoftuar autorët e këngës me të cilën fitoi Festivalin.

“Pasi kënga fitoi, Besa pa na pyetur fare, pa na konsideruar si autorë të këngës, krijoi një këngë anglisht dhe e përfaqësoi Shqipërinë me një autor tjetër. Nuk e di, u ndjeva keq, sepse është mirë kur merr pjesë me një kompeticion shqiptar dhe vendos të marrësh emra për të përfaqësuar sa më mirë veten. Dhe sapo hedh këmbën jashtë kufirit shqiptar, ti preferon të zgjedhësh bashkëpunëtorë të huaj. Ndonjëherë duhet t’i qëndrosh besnik atij të vjetrit, sepse ai nuk të lëshon kurrë. Dhe sigurisht duhet që t’i qëndrosh besnik gjuhës dhe vendit tënd. Sepse pikërisht për këtë po shkon,” -tha Rozana.

Edhe pse deklarata është bërë publikisht, nga ana e Besa Kokëdhimës ende nuk ka asnjë reagim dhe asnjë sqarim./E.Ç

Të fundit

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e...

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo LSM. Ish-bashkëlojtarët tek Barcelona tashmë...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Lajme të tjera

Web TV