Të huajt paguajnë më shumë për qira sesa gjermanët. Po pse?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Gjermani, të huajt paguajnë mesatarisht më shumë për të marrë me qira apartamente sesa njerëzit me pasaportë gjermane. Po pse?

Të huajt në Gjermani paguajnë mesatarisht 9.5 për qind më shumë qira për metër katror sesa gjermanët. Kështu thuhet në analizat e fundit e Zyrës Federale të Statistikave. Për personat pa shtetësi gjermane, qiraja mesatare neto në Gjermani (duke përjashtuar kostot e ngrohjes dhe shërbimeve) është 7.75 euro për metër katror, ndërsa për personat me pasaportë gjermane është mesatarisht 7.08 euro. Por qiratë janë edhe më të larta për të gjithë, kur shtohen shërbimet që duhen paguar, sepse këto çmime janë neto.

Përpjekja e parë për një shpjegim u bë menjëherë nga Zyra e Statistikave: supozohet se arsyeja qëndron në faktin se të huajt kryesisht marrin me qira apartamente më të vogla. Kjo mund të kursejë në qiranë totale, por çmimi për metër katror është zakonisht më i ulët për apartamentet më të mëdha.

Shifra konkrete: një e katërta (25 për qind) e të huajve në vitin 2022 jetonin në apartamente më të vogla se 60 metra katrorë, ndërsa midis gjermanëve kjo shifër ishte vetëm rreth një në tetë (12 për qind), që do të thotë se gjermanët në masë të madhe jetojnë në apartamente më të mëdha se 60 metra katrorë.

Në përgjithësi familjet e huaja banojnë mesatarisht në 85.7 metra katrorë hapësirë ??jetese, ndërsa familjet gjermane në 109.6 metra katrorë.

Vendi i banimit nuk i shpjegon ndryshimet

Faktori kyç sipas analizave nuk është pasaporta, por situata financiare: në përgjithësi, njerëzit më të varfër kërkojnë apartamente më të vogla, e në këtë grup përfshihet një numër proporcionalisht më i madh i të huajve, që do të thotë varfëria tek të huajt mesatarisht është më e përhapur.

Lexo edhe :  Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Por Zyra pohon se ajo nuk ka statistika të besueshme që do të vërtetonin qartë lidhjen mes varfërisë së të huajve dhe çmimeve të qirave. Të dhënat e nevojshme mbi tregun e banesave dhe gjendjen ekonomike të familjeve mblidhen përmes anketave të ndryshme dhe nuk mund të bashkohen thjesht për të gjithë vendin.

Sipas Zyrës Federale, ky fenomen ndodh pavarësisht nga vendi i banimit. Të huajt paguajnë qira më të larta për metër katror si në qytetet e mëdha, ku kërkesa është e madhe, ashtu edhe në bashkitë më të vogla.

Ndërsa diferenca në qira në qytetet e mëdha me më shumë se 100.000 banorë është 7.3 për qind, në qytetet me madhësi mesatare nga 50.000 deri në 100.000 banorë 6.6 për qind. Në qytetet edhe më të vogla (nga 10.000 deri në 50.000 banorë) dallimi në qira është 9.3 për qind ndërsa në bashkitë me më pak se 10.000 banorë këto dallime janë edhe më të larta dhe shkojnë deri në mesatarisht 10.6 për qind./E.T

Të fundit

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

PD kërkon pavlefshmëri për Kukësin, KAS merr vendimin për votimin nga jashtë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës. Sipas vendimit,...

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku udhëtonin një çift bashkëshortësh u...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Lajme të tjera

Web TV