Pas deklaratave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump se Putini ishte “çmendur fare” me sulmet e tij të vazhdueshme ndaj Ukrainës, Kremlini i është përgjigjur sot përmes Dmitry Peskov.
“Është një arritje shumë e rëndësishme. Sigurisht, njëkohësisht kjo është një periudhë shumë e ndjeshme që lidhet me ngarkesën emocionale të të gjithë të përfshirëve dhe reagime emocionale. Ne i ndjekim me kujdes të gjitha reagimet. Megjithatë, Presidenti Putin merr ato vendime që janë të nevojshme për sigurinë e vendit tonë.
Të gjithë ishim dëshmitarë se si regjimi i Kievit kërcënoi liderët e huaj para se të vinin në Moskë për të përkujtuar Ditën e Fitores. Të gjithë i dëgjuan këto kërcënime nga regjimi i Kievit. Dhe shumë liderë që ishin këtu panë përpjekjet e regjimit të Kievit për të goditur territorin rus me dronë, qytete të mëdha, madje edhe kryeqytetin, në prag të një dite kaq të rëndësishme. Këto përpjekje vazhdojnë. Ne jemi të detyruar të marrim masa dhe Presidenti Putin bën atë që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e Rusisë.”/kb