Zelensky telefonon Ramën, kryeministri konfirmon pjesëmarrjen në samitin e radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetë ditë pas samitit të Komunitetit Politik Europian, që solli në Tiranë 40 liderë të BE-së dhe më gjerë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Zelensky bën me dije se ka patur “një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë”.

Ai sqaron se ka informuar Ramën për zhvillimet e fundit në frontin e luftës, sulmet e vazhdueshme ruse dhe kanë diskutuar së bashku hapat që duhen ndjekur për të arritur drejt armëpushimit dhe paqes.

“E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt. Gjithashtu diskutuam bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë”, shkruan Zelensky.

Presidenti ukrainas po ashtu informon se shefi i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.

“E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”, shkruan më tej Zelensky. m.p.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV