Presidentit amerikan, Donald Trump i ra telefoni dy herë gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale, e cila ishte e përkushtuar energjisë bërthamore.
Vëmendjen, megjithatë, e tërhoqi iPhone i tij që ra dy herë teksa ai po përpiqej të shpjegonte tarifat e reja doganore.
“Oh, po më bie telefoni, nuk ju pengon, apo jo?”, tha 78-vjeçari, duke buzëqeshur ndërsa ngrinte telefonin.
Ai rrëshqiti gishtin djathtas, një mënyrë e zakonshme për t’iu përgjigjur thirrjes dhe jo për ta refuzuar atë.
“Është në rregull, është vetëm një kongresist”, tha ai shkurt, duke e vendosur telefonin me ekranin për poshtë mbi tryezë.
Disa sekonda më vonë, telefoni ra përsëri, dhe Trump, sërish me një buzëqeshje, tha se “tani është një tjetër kongresist”.
Kësaj here, arriti ta heshtë disi më mirë telefonin duke shtypur butonat anësorë, edhe pse nuk zbuloi asnjëherë se kush po e telefononte.
“Po na telefonojnë për të na uruar,” tha shkurtimisht, dhe më pas vazhdoi konferencën./e.t