35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një burrë 35-vjeçar i cili rrëfeu se kishte mbytur ish-gruan e tij dhe kishte hedhur trupin e saj në një lumë me piranja. Carlos Eduardo de Sousa Ribeiro u arrestua javën e kaluar pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke vendosur trupin e pajetë të 31-vjeçares Amanda Caroline de Almeida në bagazhin e një makine me vëllain e tij. Trupi ishte mbështjellë me një çarçaf.

Ai e vrau sepse ajo refuzoi të kthehej tek ai. Sipas deklaratave, vrasja ndodhi më 19 maj, kur Ribeiro sulmoi ish-gruan e tij sepse ajo refuzoi t’i shihte përsëri. Çifti ishte ndarë dy muaj më parë, por autori i krimit nuk po e pranonte refuzimin. Miqtë e gruas raportuan se 35-vjeçari e kishte rrahur brutalisht vetëm gjashtë javë para krimit, sepse ajo e kishte lënë. Amanda nuk e kishte denoncuar atë, thuhet se po përpiqej të mbronte tre fëmijët e tyre

Pasi e mbyti, autori e çoi trupin në lumin Tietê, ku e hodhi atë. Ky lumë i veçantë është i famshëm për ujërat e tij të ndotura dhe praninë e piranjave. Kohët e fundit, 15 banorë që laheshin u sulmuan nga një tufë piranjash, duke i lënë ujërat të mbuluara me gjak. Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve, trupi i gruas nuk është gjetur ende sot e kësaj dite.

Fëmijët e saj nën mbrojtjen e të afërmve e vëllai i tij u arrestua gjithashtu. Ribeiro u arrestua më 21 maj, ndërsa vëllai i tij 38-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua një ditë më vonë. Të dy akuzohen për vrasje të grave dhe fshehje të një trupi.

Tre fëmijët e Amandës, 17, 7 dhe 5 vjeç, tani janë nën kujdesin e të afërmve. Krimi i tmerrshëm nxjerr në pah problemin shumëvjeçar të dhunës në familje ndaj grave në Brazil. Pavarësisht ndërhyrjeve legjislative, fenomeni i abuzimit dhe vrasjeve mbetet në nivele alarmante. m.p.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV