A do të ktheheshit në fshat për 100 mijë euro?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka propozuar një masë të re që synon të ringjallë zonat rurale të braktisura, përmes mbështetjes financiare për çiftet e reja që vendosin të jetojnë dhe punojnë në fshat.

Sipas draftit të ri të Ligjit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, i publikuar në platformën ENER, çiftet e reja që kthehen në fshat do të mund të përfitojnë deri në 100.000 euro ndihmë financiare.

Ky projektligj do të jetë i hapur për komente publike deri më 28 maj, ndërsa më 2 qershor është planifikuar një seancë dëgjimore publike.

Mbështetja financiare ka për qëllim të ndihmojë çiftet të ndërtojnë ose rindërtojnë banesat, të blejnë makineri bujqësore, tokë bujqësore ose bagëti. Për të përfituar nga kjo skemë, aplikantët duhet të jenë nën moshën 40 vjeç, të angazhohen në aktivitete bujqësore dhe të banojnë në zonën rurale për një periudhë prej të paktën 10 vjetësh. Në rast se këto kushte nuk plotësohen, mbështetja financiare duhet të kthehet mbrapsht e plotë.

Sipas nenit 138 të ligjit të propozuar, ndihma financiare mbulon 80% të kostove të pranueshme dhe të realizuara, me një maksimum prej 6.000.000 denarësh për çift. Mbështetja ofrohet përmes një plani biznesi të miratuar nga Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe zgjat për një periudhë prej 3 vitesh.

E njëjta shumë mbështetjeje do të jetë në dispozicion edhe për të rinjtë nën 40 vjeç që do të hapin një biznes të ri në sektorin e bujqësisë ose pylltarisë.

Po ashtu, fermerët e rinj që nisin aktivitetin e tyre do të mund të përfitojnë deri në 20.000 euro, ndërsa mbështetje e posaçme është parashikuar edhe për gratë aktive në ekonominë bujqësore familjare, për zhvillimin e mikrondërmarrjeve, futjen e inovacioneve dhe aktiviteteve të reja ekonomike në zonat rurale. m.p.

Të fundit

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje...

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e...

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo LSM. Ish-bashkëlojtarët tek Barcelona tashmë...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Lajme të tjera

Web TV