Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku udhëtonin një çift bashkëshortësh u përplas me shtyllën duke shkaktuar plagosjen e të dyve.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. m.p.