Botuesja dhe drejtuesja e shoqërisë mediatike “Newsbomb”, Anila Basha i ka dhënë lamtumirën e fundit mikut dhe njeriut të jashtëzakonshëm Artan Lame. Me fjalë zemre, ajo është shprehur se Shqipëria ka humbur “një copëz zotnilliku”, një njeri pasionant e unikal në atë që bëri për vendin e vet.
“Tani ishte një detajist i jashtëzakonshëm dhe një njohës pasionant i historisë, i medalje, me orë të tëra ka punuar me deputetët e Parlamentit, por edhe me individë, edhe me media që gjithsekush në Shqipëri të kuptonte ceremonialin shtetëror dhe ta dinte sesa i rëndësishëm është shteti”, u shpreh Basha.
Ajo theksoi për mediat që ndoqën homazhet në Akademinë e Shkencave, se Artan Lame ishte një njeri që kishte një zemër aq të madhe sa në fund ju thërrmua në një mijë copa për gjithçka që mendoi e bëri për vendin e tij.
“Është njeriu unikal, pasionant, i vetmi që organizoi jo vetëm këtu por në Kosovë, në Preshevë ekspozitën e flamujve, e para dhe e vetmja në llojin e vetë në Shqipëri. Arkivolin e tij e kemi mbuluar me flamurin e fundit që ai kishte në dorë dhe po e punonte pikërisht për muzeun që do të hapej shumë shpejt, që ishte ëndrra dhe pasioni i tij”, u shpreh Anila Basha.
“Shumë faleminderit të gjithëve ju. Dua të them që Tani ka qenë një mik shumë i madh i medias.
Unë nuk besoj në gjithë këto mikrofona apo gjithë këto kanale nuk ka ai një pjesëz të vetë të kontributit dhe të historisë apo pasionit të tij, jo vetëm për të folur, për të diskutuar dhe për të sqaruar qytetarët për të dhënë më të mirën e vetë.
Unë kam humbur një shok, një vëlla por Shqipëria ka humbur një copëz zotnilliku i them unë, i një njeriu shumëdimensional i cili të paktën gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit i ka dhënë këtij vendi më të mirën e vetë.
Tani ishte një njeri që kishte një zemër aq të madhe sa në fund ju thërrmua në një mijë copa për gjithçka që mendoi e bëri për vendin e tij
Tani ishte një njeri, në doni ta thoni, një shkrimtar sqimatar me rubrikat e tij “Shqipëria e harrume” apo “ Shqipëri tavolinash”, ku ne gazetarët përpiqeshim maksimalisht t’i merrnin komentin dhe analizën e radhës.
Është njeriu unikal, pasionant, i vetmi që organizoi jo vetëm këtu por në Kosovë, në Preshevë ekspozitën e flamujve, e para dhe e vetmja në llojin e vetë në Shqipëri. Arkivolin e tij e kemi mbuluar me flamurin e fundit që ai kishte në dorë dhe po e punonte pikërisht për muzeun që do të hapej shumë shpejt, që ishte ëndrra dhe pasioni i tij.
Tani ishte një detajist i jashtëzakonshëm dhe një njohës pasionant i historisë, i medalje, me orë të tëra ka punuar me deputetët e Parlamentit, por edhe me individë, edhe me media që gjithsekush në Shqipëri të kuptonte ceremonialin shtetëror dhe ta dinte sesa i rëndësishëm është shteti.
Tani ka një koleksion të pamasë të copëzave të historisë, të dekadave dhe periudhave të ndryshme, të paktën ato që ne dimë dhe gjithçka që ai kishte në këtë trashëgimi të madhe, do ta finalizonte me muzeun i cili pritej të hapej shumë shpejt.
Nuk është një ëndërr në sirtar, është një vepër që ai tashmë e ka lënë dhe na takon ne miqve të vetë që ta mbyllim, ta mbushim sipas idesë me gjithçka që la.
Artan Lame është një shtetar i jashtëzakonshëm, kurrë më parë nuk kemi njohur dhe nuk do të njohim një detajist aq të veçantë edhe te shkresat më të vogla dhe më të thjeshta të shtetit, qoftë edhe komunikimet e brendshme në institucionin që drejtonte, sepse ai thoshte që shteti është një gjë shumë e rëndësishme dhe është deri në detaje”. m.p.