Disa mikroorganizma mund të kenë efekte të dobishme për shëndetin kur konsumohen.
Të njohura si probiotikë, këto mikroorganizma ndihmojnë në përmirësimin e tretjes dhe shëndetin mendor. Ndërsa kosi është ushqimi më i njohur probiotik në dietën perëndimore, në fakt kefiri është një burim shumë më i fuqishëm.
Kokrrat e kefirit përmbajnë deri në 61 lloje elementësh të dobishme, duke e bërë një nga burimet më të pasura dhe më të larmishme të probiotikëve, edhe pse përbërja mund të ndryshojë.
Kefiri ka veti të fuqishme antibakteriale
Disa probiotikë të pranishëm në kefir besohet se ndihmojnë në mbrojtjen nga infeksionet. Kjo përfshin Lactobacillus kefiri, një probiotik unik i pranishëm vetëm në kefir.
Studimet tregojnë se ky probiotik pengon rritjen e disa baktereve të dëmshme, si Salmonella, Helicobacter pylori dhe E. coli.
Gjithashtu, kefirani, një lloj karbohidrati që gjendet në kefir, ka veti antibakteriale.
Kefiri përmirëson shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e osteoporozës
Osteoporoza, një gjendje që dobëson kockat dhe rrit rrezikun e frakturave, është veçanërisht e zakonshme tek gratë e moshuara. Konsumimi i mjaftueshëm i kalciumit është një ndër mënyrat më efektive për të mbajtur kockat të forta.
Kefiri me yndyrë të plotë është një burim i shkëlqyer kalciumi dhe vitaminës K2, e cila ndihmon në përthithjen e kalciumit në trup.
Studimet në kafshë tregojnë se kefiri rrit përthithjen e kalciumit dhe përmirëson densitetin e kockave, duke ulur mundësinë për fraktura.
Kefiri mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit
Kanceri është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, dhe ndodh kur qelizat e trupit shumohen në mënyrë të pakontrolluar. Probiotikët e pranishëm në ushqimet e fermentuara mund të ndihmojnë në ngadalësimin e rritjes së tumoreve duke stimuluar sistemin imunitar.
Studimet laboratorike tregojnë se kefiri mund të ndihmojë në luftimin e kancerit. Një studim tregoi se ekstrakti i kefirit uli numrin e qelizave të kancerit të gjirit me 56%, ndërsa ai i kosit vetëm me 14%.
Megjithatë, duhen më shumë studime te njerëzit për të konfirmuar këto përfitime.
Kefiri ndihmon tretjen dhe zbut shqetësimet gastrointestinale
Kefiri përmban probiotikë që ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit të baktereve të mira në zorrë. Për këtë arsye, kefiri është shumë efektiv në trajtim e problemeve të ndryshme.
Studimet tregojnë se probiotikët ndihmojnë në lehtësimin e shumë problemeve të tretjes, përfshirë: irritimin e zorrëve, ulçerat nga bakteret H. pylori, probleme të tjera të tretjes.
Kefiri ka pak laktozë
Produktet e zakonshme të qumështit përmbajnë laktozë, një sheqer natyral që shumë të rritur nuk mund ta tretin, gjendje e njohur si intolerancë ndaj laktozës.
Gjatë fermentimit, bakteret e mira në kefir shndërrojnë laktozën në acid laktik, duke ulur ndjeshëm përmbajtjen e laktozës.
Gjithashtu, ato prodhojnë enzima ndihmëse për tretjen e saj. Për këtë arsye, shumë njerëz me intolerancë ndaj laktozës e tolerojnë më mirë kefirin sesa qumështin e zakonshëm.
Ekziston edhe mundësia për të bërë kefir pa qumësht fare, duke përdorur ujë kokosi, lëng frutash ose pije të tjera vegane.
Kefiri mund të përmirësojë simptomat e alergjive dhe astmës
Reaksionet alergjike vijnë si pasojë e ndërhyrjeve inflamatore të sistemit imunitar ndaj substancave të caktuara. Njerëzit me sistem imunitar të ndjeshëm janë më të prirur ndaj alergjive dhe sëmundjeve si astma.
Studimet në kafshë tregojnë se kefiri mund të zbusë inflamacionin e lidhur me alergjitë dhe astmën. Edhe pse premtues, nevojiten më shumë studime te njerëzit për të vërtetuar këto efekte.
Kefiri është i lehtë për t’u përgatitur në shtëpi
Nëse dyshoni për cilësinë e kefirit të gatshëm në dyqan, mund ta përgatisni lehtësisht vetë në shtëpi. Kombinuar me fruta të freskëta, kefiri bëhet një ëmbëlsirë e shëndetshme dhe e shijshme.
Si të bëni kefir në shtëpi:
Shtoni 1–2 lugë gjelle kokrra kefiri në një kavanoz të vogël.
Hidhni rreth 500 ml qumësht, mundësisht organik.
Lini pak hapësirë në majë të kavanozit dhe mbylleni me kapak.
Lëreni në temperaturë ambienti për 12–36 orë.
Kur të fillojë të bëhet me kokrra, është gati. Kullojeni dhe përdorni lëngun si kefir. Kokrrat e mbetura mund t’i përdorni sërish për përgatitje të re.
Përfundimi
Kefiri është një ushqim i fermentuar shumë i shëndetshëm, me një konsistencë të ngjashme me kosin.
Tradicionalisht përgatitet me qumësht, por ka edhe versione bimore pa qumësht. Ekspertët theksojnë se të gjithë duhet ta konsumojnë, për shkak të vlerave që kefiri mbart për trupin dhe mendjen!/E.Ç