Deklarata e kreut të PD Sali Berisha se në Shqipëri ka kartele droge, për juristin Kreshnik Spahiu janë deklarata që si kanë bërë as vende si Serbia dhe Rusia.
Sipas tij, as në Shqipëri dhe as në vende të tjera nuk ka organizata terroriste shqiptare.
‘Unë nuk besoj se Berisha, një ish-kryeministër, një ish-president të mos ta ketë të qartë dallimin mes trafikantëve të drogës dhe organizatave terroriste. Shqipëria nuk figuron në vendet ku figurojnë organizata terroriste dhe s’ka organizata shqiptare që të jenë në botë që të jenë në kërkim si organizata terroriste.
Ta rendisësh vendin ku ka organizata terroriste është e papranueshme. Nuk është Shqipëria në atë nivelin e organizimit të karteleve Kolumbiane. Edhe SPAK nuk ka në hetim një organizate terroriste nuk kemi ne organizata terroriste. As Rusia dhe as Serbia s’e akuzojnë Shqipërinë për grupe terroriste’, tha ai./e.t