Kryetarja e Gjykatës së Apelimit të Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, refuzoi të pranojë se Sali Berisha, sipas nenit të statutit të PD që e ka vendosur vetë, duhet të largohet automatikisht pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.
Pavarësisht këmbënguljes së analistëve, që i kujtuan Statutin, Kalaja bëri një interpretim që e lë Berishën kryetar të paktën deri në vitin 2026.
Ylli Rakipi: Jeni kryetare e Gjykatës së Apelimit. Pas mbarimit të zgjedhejve, sipas Statutit doktori bie. Ai ndoshta zgjidhet prapë, por popullatës i thuhet…
Ergys Mërtiri: Në Statut thuhet se ai ikën automatikisht.
Adriana Kalaja: Më bëhet qejfi që Ergysi e di mirë statutin e PD. Marrëdhënia me ish-kryetarin…
Ylli Rakipi: Secili bën marrëdhënie me kë të dojë.
Ergys Mërtiri: Nuk kam fare në fakt…
Adriana Kalaja: Aty ka nen që flitet për dorëheqjen e pakushtëzuar dhe kryetari nuk lejohet më të futet, por nuk lidhet me ndërprerjen e mandatit. Berisha ka mandat katër vjeçar, të mandatuar nga demokratët dhe nuk është rasti paralel me vitin 2021, që zgjedhjet shkonin paralel me zgjedhjen e kryetarit. Berisha u zgjodh në 22 maj 2022 dhe mandati i takon deri në 22 maj 2026. Deri atëherë do të rrjedhin ujëra. Asgjë nuk dihet por për mua…
Ylli Rakipi: Po fraza “ikën automatikisht” ç’do të thotë?
Adriana Kalaja: Në 2026 ai nuk ka më të drejtë të kandidojë. Nuk thotë që ikën automatikisht. Do të respektohen të 44 mijë votuesit, por edhe për mua personalisht si kryetare gjykatë, mendoj se duhet bërë analizë e fortë brenda PD-së, duhet bërë edhe ristrukturim i fortë i strukturave.
Enton Abilekaj: Statuti thotë në rast se partia nuk rezulton forcë fituese në zgjedhje, mandati përfundon menjëherë automatikisht. Kryetarit nuk i lejohet kandidimi në zgjedhje. Pra menjëherë.
Ylli Rakipi: Na bie doktori automatikisht… Por, Adriana thotë se ka interpretim.
Enton Abilelaj: Ky është Statuti në fuqi.
Baton Haxhiu: E kuptoj që doni të mbroni partinë dhe liderin, kjo është një oportunizëm elegrant. Ju e amnistoni liderin, kjo nuk ju jep të drejtë që të hyni dhe të shkarkoni të gjithë ata që nuk kanë treguar rezultat. Ajo që më shqetëson, u trimërova me deklaratat e tua dhe narracionin tënd, për deklaratat gjatë këtyre ditëve, por kjo që the tani më shqetëson sepse nuk po dilni në lëkurën e përgjegjësisë.
Adriana Kalaja: Ndëgjegjen time e kam me punën që kam bërë. Në 35 vite jam me ballin lart, sepse nuk kam një akuzë të vetme në kurriz. Nuk është oportunizëm, por flas si një person që që nga 3 qershori që u zgjodha në krye të gjykatës në PD kam qenë non stop në detyrë, ndryshe nga disa të emëruar që nuk bëjnë asgjë. Nuk kam kompleks ta pranoj.
Nisur nga puna dhe ajo që bën doktor Berisha dhe nga fushata që bëri. Nuk duhet të heqim edhe këtë masakër dhe ndikimin e bandave, mafias, krimit. Vetëm ajo që ndodhi në Durrës, direkt pas zgjedhjeve që duhet të ndërhynin SPAK dhe gjykata, dhe nuk reaguan. Nuk mund të mos shohim fushatën brilante të Berishës dhe atë program të jashtëzakonshëm që kishte PD. Nuk jemi organizatë paramilitare. Mendoj se për kontributin e zotit Berisha, ai duhet të vijojë mandatin që është zgjedhur nga demokratët.
Ylli Rakipi: Edhe Zoti po tha nuk ikën Berisha, jo të thotë Adriana…
Baton Haxhiu: Berisha është fitues mori atë që donte.
Ylli Rakipi: Po kjo dihet, ka humbur Adriana, Alimehmeti dhe këta, por doktori dhe thesi i mbyllur janë në rregull…
/e.t