Dhëndri i kreut të PD Sali Berisha, Jamamber Malltezi i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për të revokuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, që është vendosur ndaj tij.
Avokatët e Malltezit argumentojnë se tashmë çështja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe nuk ekzistojnë më kushtet për mbajtjen e kësaj mase.
Ata kërkojnë që klienti i tyre të përballet me drejtësinë në gjendje të lirë, duke theksuar se masa e arrestit shtëpiak nuk është më e justifikuar në këtë fazë të procesit. Vendimi për këtë kërkesë pritet të merret nga trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë në ditët në vijim./e.t