“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2 CNN nga kandidati i Partisë Demokratike në këtë qark në zgjedhjet e 11 majit Aulon Kalaja. Në Ditarin me Bruna Çifligun, Kalaja theksoi se krimi dhe bandat kishin vendosur vendos emrat për deputetë.

“Në 2021 gjysma e listës e Durrësit ra në burg. Ranë zgjedhjet në qarkun e Durrësit, zgjedhje nuk kishte. Nga Jurgis Çyrbja e të tjerë që krimi e bandat i kishin vendosur emrat për deputetë. E njëjta histori është edhe këtë herë po ju them nga kjo studio që do të kemi dy deputetë që nuk do të jenë në listën e Durrësit nga këta që kanë fituar tani”, tha Kalaja në A2 CNN.

Sipas tij, kjo ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të dy ditëve të fundit ku janë goditur grupe kriminale të cilat kanë patronazhuar kandidatët dhe jo vetëm në Durrës por edhe në qarqe të tjera.

“Janë goditur grupe kriminale të caktuara të cilat kanë patronazhuar kandidatët. Skema ka qenë ndryshe që vota dhe pesha juaj do të duket te filan kandidat, jo vetëm në Durrës, por edhe në Elbasan dhe qarqe të tjera”.

Në A2 CNN ai ngriti pikëpyetje për SPAK-un që sipas tij nuk vepron në kohë reale siç ndodhi me Fredi Belerin.

“Më intereson që kur fakti ndodh, aty të goditen siç arrestuan Fredi Belerin në flagrancë. Nga faktet do të na dalë që ka pasur krim zgjedhor. Problemi është pse nuk veprojnë në kohë reale? Dhe kjo minon të gjithë besimin që kam te SPAK-u në raport me krimin zgjedhor”. m.p.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV