Autoritetet që po hetojnë rastin e automjetit që u përplas me një paradë tifozësh të Liverpulit, duke plagosur 50 persona, kanë përjashtuar skenarin e sulmit terrorit.
“Incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm”, deklaruan autoritetet në deklaratën e tyre.
Duhet theksuar se nga 50 pjesëmarrësit që u plagosën, 27 janë dërguar në spital dhe se 4 prej tyre janë fëmijë. Një burrë 53-vjeçar britanik, i cili besohet të ketë qenë drejtuesi i mjetit, është në “duart” e autoriteteve. Policia britanike po heton mundësinë që ky të ketë qenë një “sulm i qëllimshëm” i motivuar nga dhuna e tifozëve.
https://x.com/i/status/1927071793619112005
“Po kryhen hetime të gjera për të përcaktuar rrethanat që çuan në përplasje.”
Kryeministri i vendit, Keir Starmer, e përshkroi incidentin si “të tmerrshëm”, ndërsa Liverpul theksoi në një deklaratë se mendimet e ekipit janë me ata që janë prekur nga incidenti, sipas Guardian.
“Skena në Liverpul është e tmerrshme, mendimet e mia janë me të gjithë të plagosurit ose të prekurit. Dua të falënderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe të vazhdueshëm ndaj këtij incidenti tronditës. Jam duke qëndruar në hap me zhvillimet dhe kërkoj që t’i japim policisë hapësirën që i nevojitet për të hetuar incidentin”, shtoi Starmer./kb