“Ishte dora e Kremlinit”/ Rusia tallet me shpullën që mori Macron nga gruaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shpulla” në fytyrë e Brigitte Macron ndaj bashkëshortit të saj, Emmnuel, bëri këtë të hënë xhiron e rrjetit, aq edhe Rusia ka reaguar për incidentin brenda avionit presidencial francez, që ndodhi teksa kishin ateruar në Hanoi të Vietnamit.

Për të ironizuar ngjarjen nga pala ruse u kujdes zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e cila shkroi në Telegram se Macron mund të ishte goditur “nga dora e Kremlinit”.

A vendosi zonja e parë ta gëzonte burrin e saj me një përkëdhelje të butë në faqe dhe a e llogariti gabim forcën e saj? A po i jepte një pecetë, por nuk ia doli? A donte t’i rregullonte jakën, por në fund arriti fytyrën e dashur?“, tha Zakharova.

Ja një aludim: ndoshta ishte ‘dora e Kremlinit’?“, shtoi ajo.

Videoja duket se tregon Macron duke e larguar fytyrën nga dora e gruas së tij, gjë që mund të interpretohet si pjesë e një debati midis të dyve.

Shefi i Elysee mohoi çdo “mosmarrëveshje familjare” me gruan e tij, duke thënë se: “Po bënim shaka siç bëjmë shpesh”.

Sipas Macron video ishte keqinterpretuar. “Asnjë nga këto nuk është e vërtetë dhe të gjithë duhet të qetësohen“, tha ai.

Pamjet janë publikuar disa herë në televizionin shtetëror rus dhe kanë qarkulluar në internet në llogari armiqësore ndaj presidentit francez.

Zakharova, së bashku me teoricienin amerikan të konspiracionit Alex Jones, kishin akuzuar më parë gabimisht Macronin dhe homologët e tij gjermanë dhe britanikë për përdorim droge në një tren nga Ukraina, pasi kishin ngatërruar një pecetë të rrudhur me një qese kokaine bazuar në një video me definicion të ulët.

Lexo edhe :  Shifër e "çmendur" për Ferrarin e Michael Schumacher

Edhe pse pretendimet u hodhën poshtë më vonë, ato përsëri nxitën një reagim të nivelit të lartë nga Pallati Elysee dhe ministria e jashtme franceze./e.t

Të fundit

Doganierë dhe biznesmenë me kontrabandë, SPAK ekzekuton 36 masa sigurie

SPAK ka ndërmarrë një operacion për ekzekutimin e 36 masash sigurie për të dyshuar për kontrabandë. A2 CNN mëson se...

Kreshnik Spahiu: Rama do largojë çdokënd që po hetohet apo përgjohet nga SPAK

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se kryeministri Edi Rama ka nisur një proces “spastrimi” brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, Rama synon largimin e çdo...

Netanyahu konfirmon vrasjen e udhëheqësit të Hamasit në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi ditën e sotme se një sulm ajror i kohëve të fundit vrau Mohammed Sinëar, udhëheqësin de facto të pakapshëm...

Kush është ministri më i mirë pas Ramës? Erjon Braçe jep përgjigjen tipike…

ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht...

Helmimi në kopshtin e Gramshit, AKU: Analizat treguan se nuk ka salmonelë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një komunikim zyrtar lidhur me analizat e produkteve ushqimore të marra në kopshtin Nr. 1 në qytetin...

Lajme të tjera

Web TV