Mbyllen hetimet për Meta-Kryemadhi, Çupi: Fajtorët e mëdhenj përpara gjyqit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK përfundoi hetimet për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi që u divorcuan pak kohë më parë janë hetuar për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim e fshehje pasurie.
Analisti Frrok Çupi, në një intervistë tha se SPAK ka bërë një punë për t’u vlerësuar, dhe se “fajtorët e mëdhenj” siç i quan ai tashmë do dalin para gjyqit.

“Erdhi koha që drejtësia të pjekë frutat. Megjithatë padurimin e natyrshëm dhe dëshirat e mëdha popullore për t’i parë fajtorët para gjyqit dhe për të parë se nuk janë të pandëshkueshëm, vjen momenti kur sheh se është një rezultat shumë i madh. Të ndodhesh përpara gjyqit është një gjë shumë e vështirë. SPAK ka kaluar një provë të llahtarshme. Meta dhe Berisha janë hileqarë të llahtarshëm dhe kanë përdorur skllevër për të kryer krime.

CEZ/DIA i bashkon të dy dhe është një humnerë e madhe për paratë e popullit shqiptarë. Edhe lobimi në SHBA është një tjetër çështje e madhe. Edhe Berisha do të hyjë me atë lobimin e tij”, tha analisti
Më tej u shpreh se lobimi dhe CEZ-DIA janë akuza që lidhin Metën me Berishën.

“Këta duan të mbrojnë krime duke bërë politikë. Kjo është një pamëshirë e llahtarshme që duan të përdorin njerëzit. Edhe ata që quhet demokratë janë viktima të Sali Berishës. Janë grabitur…Janë mësuar se vetëm me korrupsion mund të kryhet punë dhe duan të jenë si burra shteti në krye të viktimave”, tha Çupi./kb

Të fundit

Kush mund ta zëvendësojë Berishën, si kryetar partie?/ Deputeti demokrat jep emrat

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i ftuar në Quo Vadis, ka komentuar situatën politike brenda PD. I...

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe sfidat si nënë e vetme

E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, Tuna na hapi një dritare drejt jetës së saj më private dhe sfidave që ka përballuar si...

Marrëveshja me Italinë/ Mbërrin në Shqipëri anija me 27 emigrantë

Sot u sollën 27 emigrantë të tjerë nga Italia në Shqipëri. Anija e Marinës Ushtarake italiane, u nis mëngjesin e së martës nga porti...

Pse e ndryshoi papritur avokatin, Ilir Meta?

Ilir Meta ka marrë vendimin për të pasur një avokat të ri, Kujtim Cakranin. Më herët Ilir Meta kishte të njëjtin avokat që ka Sali...

VIDEO/ Momenti kur SpaceX Startship del jashtë kontrollit gjatë fluturimit

Një tjetër anije kozmike e SpaceX u shkatërrua mbi Oqeanin Indian, duke përfunduar një tjetër fluturim provë të dështuar të raketës së Elon Musk për të udhëtuar në Mars. Anija kozmike u nis...

Lajme të tjera

Web TV