Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK, për t’u përballur me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për “shpifje” dhe “fyerje”.
“Unë vijoj të them që sado që të jetë e mundshme dhe e realizueshme diskursi politik dhe ligjërata ime në pika e presje, është tjetër e shkruar dhe tjetër e dëgjuar.
Jemi në fazë ballafaqimi”, është shprehur ajo për gazetarët jashtë ambienteve të GJKKO.
E pyetur në lidhje me faktin që pavarësisht se bëri fushatë për babanë e fëmijëve të saj, Ilir Meta mbeti jashtë Kuvendit duke mos marrë dot një mandat deputeti, Kryemadhi u përgjigj: “Nuk dua të komentoj më asnjë gjë për politikën! E kam mbyllur atë hesap”./e.t