Në homazhet për ndarjen nga jeta të Artan Lamës, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh me fjalë të ndjera për figurën e tij, duke theksuar kontributin e jashtëzakonshëm që ai pati në jetën publike dhe institucionale të vendit.
Manja theksoi se Shqipërisë dhe Tiranës sot i mungon një njeri i ditur, intelektual dhe patriot, i cili vetëofrohej për të bërë gjërat më mirë dhe që mbrojti me pasion kauzat kombëtare, përfshirë edhe çështjen e detit me Greqinë, një betejë që ai e udhëhoqi si pak kush tjetër.
“Nga sot, Tiranës dhe Shqipërisë do i mungojë një njeri i ditur dhe patriot, që vetëofrohej për të bërë gjërat më mirë në Shqipëri. Ka humbur jeta publike, jeta institucionale, por edhe shoqëria civile ka humbur një njeri unik. Ai ishte një intelektual me dije të gjithanshme.
Ai dinte të mbronte kauzat e tij me pasionin që kishte. Ai ka mbrojtur çështjen e detit me Greqinë. Mbrojti këtë çështje si pak kush. U prehtë në paqe”, deklaroi Manja./E.T