Nuk i përballoi debatet me gruan, burri del të jetojë në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më mirë të jetosh në rrugë, pranë njerëzve të pastrehë të panjohur, sesa të qëndrosh brenda mureve të shtëpisë me partnerin tënd. Kështu mendon një burrë 56-vjeçar italian, i cili nuk ka mundur ta përballojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për shkak se i duhej të ishte gjatë gjithë kohës me bashkëshorten.

56-vjeçari nga Biancavilla u largua nga shtëpia e tij pas një grindjeje dhe karabinierët e gjetën në Catania, mes të pastrehëve në Piazza Verga.

Ai u arrestua për mos zbatim të masës së tij të sigurisë dhe u dërgua në shtëpi për të vazhduar vuajtjen e dënimit.

Burri ka rrëfyer se pas një debati të ashpër me partneren e tij, vendosi të largohej nga shtëpia, duke mos kërkuar strehim te të afërmit ose miqtë, por të shkonte në Katania dhe t’i bashkohej disa njerëzve të pastrehë që zakonisht jetojnë në Piazza Giovanni Verga, një nga zonat qendrore të qytetit.

“Më mirë të jetoj në rrugë sesa me partneren time në Biancavilla”, i ka thënë 56-vjeçari karabinierëve, një frazë që i habiti oficerët por nuk e ndryshoi rezultatin final.

Pavarësisht motivit të tij, të cilin ai e përcaktoi si “një çështje mbijetese emocionale”, karabinierët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse ta kryenin arrestimin dhe ta shoqëronin atë përsëri në shtëpinë e tij në Biancavilla, ku ai do të duhet të vazhdojë të vuajë masën e tij paraprake të sigurisë. m.p.

Të fundit

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

Lajme të tjera

Web TV