Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën njerëzore, ndërsa programet e vaksinimit po shemben.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), UNICEF dhe Aleanca e Vaksinave (Gavi) paralajmërojnë se dekada të tëra progresi rrezikojnë të humbasin nëse nuk ka forcim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm të programeve të vaksinimit.

Sipas një artikulli të botuar në revistën mjekësore “JAMA”, një shembull tipik i përkeqësimit të situatës është fruthi, rastet e të cilit u rritën me 20% vetëm në një vit, nga 8.6 milionë në 10.3 milionë nga viti 2022 në vitin 2023.

Kjo rritje përkon me një rënie të shkallës së vaksinimit, pasi mbulimi i dozës së parë të vaksinës kundër fruthit ra nga 86% në vitin 2019 në 81% në vitin 2021, shkalla më e ulët që nga viti 2008.

Në Afrikë, rastet e meningjitit po rriten në mënyrë dramatike, me mbi 5,500 raste të dyshuara dhe gati 300 vdekje të regjistruara vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025. Ethet e verdha, të cilat ishin ulur ndjeshëm nëpërmjet fushatave të vaksinimit, po rikthehen në plan të parë, me dhjetëra raste të konfirmuara në Afrikë dhe Amerikën Latine. Edhe difteria, e cila praktikisht ishte zhdukur nga shumë vende, tani konsiderohet e mundshme të rishfaqet.

Sipas ekspertëve, shifrat janë zemërthyese. Në vitin 2023, afërsisht 14.5 milionë fëmijë në mbarë botën nuk morën asnjë nga dozat bazë të vaksinimit. Ky numër është duke u rritur vazhdimisht, nga 12.9 milionë në vitin 2019 në 13.9 milionë në vitin 2022.

Pse po ndodh kjo? Më shumë se 50% e këtyre fëmijëve jetojnë në vende të prekura nga konflikti i armatosur, paqëndrueshmëria politike ose krizat humanitare, dhe qasja në shërbimet themelore shëndetësore është e kufizuar ose inekzistente. Pavarësisht seriozitetit të situatës, shumë vende po bëjnë shkurtime të konsiderueshme në financimin e sektorit të shëndetësisë.

Lexo edhe :  Eksperimenti që ‘eklipsoi’ energjinë elektrike/Zbulohet shkaku i ‘Black Out-it’ në Spanjë

Një raport i OBSH-së zbulon se pothuajse gjysma e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë probleme serioze me programet e vaksinimit, furnizimin me vaksina dhe funksionimin e mekanizmave të mbikëqyrjes së sëmundjeve.

Vaksinat mbeten ndërhyrja më efektive nga ana e kostos në sektorin e shëndetësisë, duke shpëtuar afërsisht 4.2 milionë jetë çdo vit dhe ofrojnë një kthim të investimit, të vlerësuar në 54 dollarë për çdo 1 dollar të shpenzuar.

Pavarësisht çdo sfide, ka disa elementë pozitivë: Eliminimi i meningjitit A në Afrikë konsiderohet një nga sukseset e mëdha të viteve të fundit. Vaksina HPV, e cila mbron nga kanceri i qafës së mitrës, ka parë mbulimin e saj në Afrikë të dyfishohet nga 21% në vitin 2020 në 40% në vitin 2023.

Vaksinat kundër malaries tashmë po shpërndahen në 20 vende afrikane, me potencialin për të shpëtuar deri në 500,000 jetë deri në vitin 2035. Iniciativa Big Catch-Up, e nisur në vitin 2023, synon të kompensojë vaksinat e humbura gjatë pandemisë, por qëndrueshmëria e saj varet nga burimet e reja financiare. m.p.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV