PD kërkon pavlefshmëri për Kukësin, KAS merr vendimin për votimin nga jashtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës.

Sipas vendimit, KAS legjitimoi kërkesat për marrjen si provë të dokumenteve të operatorit postarë në shpërndarjen dhe kthimin e fletëve të votimit nga jashtë, si edhe raportet e auditëve për procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë vendit.

Tre kërkesat e tjera, ajo për raportin e kryqëzimit të të dhënave të Pajisjes Elektronike të Identifikimit, Procesverbalet e mbylljes së QV-ve dhe listën e votuesve të posaçëm, KAS i konsideroi të pa bazuara duke i refuzuar ato.

Ankimi për qarkun Kukës u shty për të premten ora 10:00, ndërkohë pranë KAS kanë mbërritur edhe kërkesat për pavlefshmëri zgjedhore për qarqet Berat, Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Vlorë, ndërsa në pritje janë edhe ankimet për zonat e tjera. m.p.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV