PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës.

Në shkresën drejtuar KAS, PD-ASHM kërkon që të përsëriten zgjedhjet në të gjithë qarkun e Shkodrës, duke pretenduar se janë bërë manipulime.

Sipas denoncimeve të PD-ASHM, institucionet që duhet të ishin neutrale – nga bashkitë te degët vendore të ministrive – janë angazhuar aktivisht në favor të partisë qeverisëse.

Zyrtarë të ndryshëm janë akuzuar se kanë shpërndarë përfitime, kanë ushtruar presion dhe kanë kërcënuar votues potencialë të opozitës.

“Qytetarët janë vënë përballë një zgjedhjeje jo të lirë, por të blerë ose të imponuar. Aty ku funksionon Partia-Shtet, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme,” thuhet në dokumentin e PD-ASHM.

Për më tepër, opozita ka akuzuar për përdorimin e grupeve kriminale në zonat rurale, të cilat kanë ushtruar frikë dhe presion mbi votuesit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin. Këto veprime, sipas tyre, kanë ndikuar që PD-ASHM të mos arrijë të marrë të paktën 6 mandate në një qark që tradicionalisht ka qenë bastion i së djathtës. m.p.

Të fundit

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Lajme të tjera

Web TV