Përgjakja e paradës së Liverpul/ Mes 50 tifozëve të plagosur edhe fëmijë (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Dhjetëra njerëz, përfshirë katër fëmijë, kane mbetur te plagosur ne paraden e Liverpul teksa tifozet ishin mbledhur te festonin fitoren në Premier League në rrugët e qytetit.
Një makinë e madhe goditi tifozët e Liverpoolit, duke shkaktuar disa të lënduar të hënën në mbrëmje.

Shoferi i masakres, një burrë 53-vjeçar britanik u arrestua në vendngjarje në Liverpool, sipas Policisë së Merseyside.

Duke e përshkruar përplasjen si një “incident të izoluar”, policia tha se nuk po kërkonte të dyshuar të tjerë dhe nuk po e trajtonte incidentin si terrorizëm.

Qindra mijëra tifozë  të futbollit mbushën rrugët në zemër të Liverpulit të hënën, duke valëvitur flamuj dhe fishekzjarrë për të festuar titullin e 20-të të klubit ikonik në ligën e parë.

Ndërsa parada po mbaronte, ato skena gëzimi u shndërruan në kaos. Videot nga mediat sociale  tregojnë një makine gri duke u përplasur me mbështetësit e futbollit.

Të paktën 27 persona u dërguan në spital, shpjegoi David Kitchen i Shërbimit të Ambulancës Veriperëndimore, pasi deklaroi se të gjithë ishin “të tmerruar dhe të trishtuar” nga incidenti.

Ai shtoi se 20 persona të tjerë u trajtuan në vend për lëndime të lehta, ndërsa disa të tjerë të panjohur raportuan në spitalet e qytetit. Midis të plagosurve ishin edhe katër fëmijë.

Katër persona tre të rritur dhe një fëmijë, u desh të shpëtoheshin nga poshtë automjetit, sipas Shefit të Zjarrfikësve të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Merseyside, Nick Searle.

Dy prej të shtruarve në spital – një fëmijë dhe një i rritur – kane “pësuar lëndime të rënda”./E.T

Të fundit

Skuadra e PS e Vlorës feston fitoren e 11 majit, Damian Gjiknuri: Merita është…

Deputeti i PS qarku Vlorë, Damian Gjiknuri, në një postim në facebook ka falënderuar skuadrën fituese të PS në...

900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH sjell ndryshimin e madh

Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë. Banka e Shqipërisë...

Fati i botës varet nga kërkesa që ka bërë sot Vladimir Putin

Kushtet e Presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim për...

“Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë”

“Donald Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë atë, sapo të emërohet ambasadori i ri Amerikan.” Ishte ky mesazhi që mbërriti në...

“70 mijë vende pune”, Blendi Gonxhe jep lajmin e mirë nga Berlini

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë...

Lajme të tjera

Web TV