Përqendrimi i shërbimeve në QSUT u rrit më tej më 2024, rajonalet dalin jashtë loje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fluksi i shërbimeve spitalore, por edhe vizitave ambulatore u përqendrua me tej në Qendrën Spitalore Nënë Tereza (QSUT) gjatë vitit të kaluar, duke e rritur me tej ngarkesën në një kohë që burimet njerëzore dhe ato të financimit mbeten të njëjta.

Të dhënat zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) tregojnë se QSUT u përball me një fluks të lartë të vizitave ambulatore të specializuara, ndërkohë që përpunoi 44 % të shtrimeve spitalore.

QSUT realizoi 562,397 të vizita ambulatore të specializuara ose 48 për qind më shumë se në vitin 2023.Të dhënat tregojnë rritje të përgjithshme me 43 % të vizitave ambulatore të specializuara në pesë spitalet universitare të Tiranës gjatë vitit 2024 me 621,117 vizita, krahasuar me 2023-in ku u realizuan 435,115 vizita. QSUT mban pothuajse të gjithë peshën e rritjes me 91 % të totalit të vizitave.

Kjo rritje tregon për centralizim të shërbimeve spitalore në QSUT për pacientët me patologji komplekse. Gjithashtu fluksi i lartë lidhet me mungesën e aparaturave në spitalet e tjera rajonale dhe ato bashkiake.

Teksa QSUT kryen më shumë se 90% të vizitave ambulatore te specializuara dhe realizon gati gjysmën e shërbimit spitalor në vend, mori vetëm 23 për qind të fondit spitalor që i është alokuar gjithë rrjetit të spitaleve publike për 2024.

Centralizimi në QSUT i shërbimeve mjekësore sjell sfida në aspektin e menaxhimit.Nëse volumi i vizitave 2025 rritet me nevojiten dhjetëra mjek shtesë në QSUT vetëm për ruajtjen e normës aktuale mjek/pacient.

Përqendrimi i shërbimit në QSUT tregon spitalet rajonale tashmë nuk funksionojnë as për trajtim të patologjive të nivelit të ulët dhe mesatar.Në spitalet rajonale dhe ato bashkiake ka mungesë të theksuar të mjekëve dhe pothuajse mungojnë aparaturat që ndihmojnë në vënien e diagnozave. Në vend që spitalet rajonale të fuqizohen me tej, nga viti në vit ato ofrojnë më pak shërbime duke rritur me tej ngarkesën në QSUT./ Monitor/kb

Lexo edhe :  Digjet Turqia/ Shpërthimi i zjarrit i kthen shtëpitë në hi, helmohen dhjetëra banorë

Të fundit

Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një “takim i dytë i shpejtë” me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn...

Vuçiç: S’do kandidoj më për President! Nuk jam diktator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për të njëjtin post. Vuçiç u shpreh se...

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani. Të hënën më 11...

“Palestinezët thjesht të ikin!”

Ushtria Izraelite vijoi bombardimet intensive në Gaza edhe të mërkurën, në prag të ofensivës së paralajmëruar për të marrë nën kontroll qytetin kryesor të...

Bolton: Trump i manipulueshëm, dëshiron çmimin Nobel

Presidenti amerikan Donald Trump do të shkojë në takimin e së premtes me Vladimir Putin, i shtyrë jo nga një vizion strategjik koherent, por...

Lajme të tjera

Web TV