YLLI PATA – Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më pas nga Britania e Madhe, e nuk ka asnjë shteg ndërkombëtar komunikimi.
Lobistët apo strategu La Civita e kanë mbaruar misionin dhe SHBA e dha qëndrimin e vet, pas valangës së të të gjithë liderëve europianë e mbi të gjitha OSBE për zgjedhjet e 11 majit.
Pas një humbje siç e tha vetë që e priste, Berisha tha se nuk ikën nga drejtimi i PD. Gjë që gjithashtu siç rezultati që Berisha e dinte, pritej e dihej nga të gjithë.
Në Partinë Demokratike në konceptin e aleancës politike, jo thjeshte ambaazhit të “Shqipërisë Madhështore”, njeriu më i rëndësishëm me peshë pas Sali Berishës është Fredi Beleri. Për të cilin Berisha, por edhe Ilir Meta, apo të tjerë investuan shumë në zgjedhjet lokale të 2023-shit.
Investim, që sipas të gjitha gjasave, e kjo shikohet në çdo sondazhi, PD, PL apo të gjitha partitë apo grupet e tjera të opozitës kanë humbur sumë vota. Duke nisur nga zonat e Jugut, por që realiteti është i njëjtë kudo në gjithë vendin. Sidomos në diasporë. Shkurt Partia Demokratike si parti më e madhe, aleatët e saj, Sali Berisha dhe Ilir Meta personalisht nuk kanë fituar asgjë nga pirueta për të krijuar një precedent politik që të kthehej në një cassus belli mes Tiranës dhe Athinës.
I vetmi favor, i cili është shpresuar, ka qenë dalja apo çarja e rrethimit ndërkombëtar, i cili me ndihmën e PD-së më shumë doli në faqe të Fredi Belerit që u bë eurodeputet grek, si pasojë e një kauze që u quajt opozite, sesa nga një betejë të tij.
Pas rastit Beleri, Athina u kthye në një “Jeruzalem” të grupit të Berishës, me shpresën se kanë një derë kku jo vetëm do t’i orientojë, pore dhe t’i rejtojë në tryezat ndërkombëtare.
Të cilat në fakt, jo vetëm në Bruksel, por edhe në Tiranë ishin plot për Edi Ramën. Nejse gjithçka çfarë ndodhi prej 2023-shit dihet, e në fushatën e 11 majit, Fredi Beleri ka qenë njeriu më i rëndësishëm politik pas Sali Berishës në aleancën e PD. Në çdo tryezë ai ishte krahu i djathtë. Një ditë pas zgjedhjeve, Beleri i pari kërkoi dorëhqjen e Sali Berishës. Qëndrim që nuk është thjeshte i OMONIA-s, pasi atë nuk e përfaqëson më por, partisë eurodeputet i së cilës ai është.
Kjo ka një arsye të qartë dhe politike. Vendosja ose rreshtimi politik i krahut ekstremist grek në linjën e re të opozitës shqiptare edhe pas ikjes së Sali Berishës. Por gjithashtu, mund të jetë edhe një mbrojtje e rëndësishme politike për doktorin; pasi ai mund t’i thotë të vetëve: që po ika unë vjen Beleri. Në një farë mënyrë siç Rama bëri fushatën përballë “bufit”.
Duket si një “Mexican Standoff”, term i ardhur nga western-i legjendar i Sergio Leones, por që në të vërtetë është një “Kalë Troje” në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Në fakt poitikisht, ajo deklaratë e Belerit është një bekim për opozitën shqiptaret në tërësi jo vetëm për PD-në.
Është një shans për ta ridimensionuar politikën karshi kësaj logjike që imponojnë qarqe të lidhura me Belerin, duke u sjellë si një e djathtë konservatore e natyrisht patriote. Ndryshe, do të digjen me radhë të gjitha karrierat politike të çdo nacionalisti të shpallur, siç ndodhi në këtë fushatë me Shpëtim Idrizin. m.p.