Qytetari Dixhital” – Ura e re mes arsimit dhe etikës në epokën digjitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg

Këshilli i Europës lançon në Strasburg Kornizën e parë Kurrikulore për Edukimin e Qytetarisë Dixhitale. Shqipëria pjesë e debatit për mirëqenien dixhitale dhe luftën kundër bullizmit kibernetik.

Në një moment kyç për të ardhmen e arsimit europian, Këshilli i Europës ka ndërmarrë një nismë themelore: krijimin e një Kornize Kurrikulore për Edukimin e Qytetarisë Dixhitale, e cila po prezantohet për herë të parë në forumin dyditor “Qytetari Dixhital”, që po zhvillohet më 27 dhe 28 maj në Strasburg.

Kjo kornizë, e para e këtij lloji në nivel ndërkombëtar, përbën një standard të ri arsimor për shtetet anëtare të Këshillit të Europës. E ndërtuar në bashkëpunim me 40 profesionistë të arsimit nga e gjithë Europa, ajo synon t’u ofrojë nxënësve nga mosha 5 deri në 18 vjeç një përvojë mësimore të integruar dhe të qëndrueshme në realitetin dixhital.

Mësimdhënie për qytetarë të ndërgjegjshëm digjitalisht

Në thelb të kësaj kornize qëndron ideja se qytetaria në shekullin XXI nuk mund të kuptohet pa komponentin dixhital. Mësuesit pajisen me mjete dhe udhëzime konkrete për të përfshirë në mësim temat që lidhen me etiken online, sigurinë në internet, përdorimin kritik të teknologjisë dhe ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme në hapësirat virtuale.

Drejtuesit e shkollave do të udhëheqin përcaktimin e prioriteteve në përputhje me kontekstin kombëtar dhe lokal, ndërsa administruesit do të fokusohen në matjen dhe analizimin e rezultateve, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të aftësive digjitale në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Shqipëria në forum: Fokus në mirëqenien dhe sigurinë dixhitale

Në këtë forum merr pjesë edhe Shqipëria, përmes znj. Ilenia Kaso, eksperte nga Tirana, e cila ka rolin e raportueses për temën e mirëqenies dixhitale. Në fokus të kontributit të saj janë çështje kyçe si menaxhimi i bullizmit kibernetik, ndalimi i ngacmimeve online dhe ndërtimi i një kulture mbështetëse në ambientet virtuale të të rinjve.

Lexo edhe :  Rama e quajti ‘gafë’, shteti gjobë 500 mijë € për një aksident me plagosje

Në fjalën e saj, Kaso theksoi nevojën që politikat arsimore të pasqyrojnë realitetin e ri social, ku ndarja mes jetës online dhe offline është gjithnjë e më e zbehtë, dhe ku përgjegjësia qytetare duhet të mësohet në mënyrë të integruar.

Zbatimi i kurrikulës dhe ambiciet europiane

Kjo kornizë pritet të pilotohet gjatë vitit 2025 dhe të hyjë në fuqi në mënyrë të plotë në vitin akademik 2025–2026, duke u bërë një instrument udhëzues për vendet anëtare në krijimin e politikave arsimore të adaptuara për mjedisin dixhital.

Në një kohë kur teknologjia po transformon rrënjësisht mënyrën se si mësojmë, komunikojmë dhe marrim vendime, “Qytetari Dixhital” nuk është thjesht një projekt edukativ, por një vizion i ri për formimin e qytetarit europian të së ardhmes.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV