Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi fitore farsë festën e PS për fitoren në zgjedhjet e 11 Majit.
Berisha gjithashtu paralajmëroi se Rama po shpenzon shuma të mëdha për të influencuar raportin ndërkombëtar mbi zgjedhjet. Por, sipas tij, përpjekjet do të dështojnë dhe raporti do të reflektojë të vërtetën e situatës.
Kreu i PD Sali Berisha: Ky takim ishte festë e farsës elektorale. Ky takim me narko-deputetë të tij, me përfaqësuesit e bandave më të rrezikshme në Shqipëri e në rajon. Në takim, Rama iu tha shqiptarëve se kërbaçi i tij është SPAK.
Farsa elektorale prodhoi narko-parlament. Edi Rama është armik i betuar i votës së lirë. Raporti i Komunitetit Ndërkombëtar për zgjedhjet do dalë, teksa Rama po paguan shuma të mëdha për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do ia arrijë. Raporti do jetë pasqyra e kësaj farse./e.t