SHBA ‘vadit’ barin madhështor në oborrin e PD-së, uron Shqipërinë për zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SIMON HADAJ – Kur ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, u shpreh në shkallët e PD-së se “nëse zgjidhni të ndiqni Sali Berishën, do të hani bar”, ajo u bë objekt i linçimeve dhe sulmeve të padrejta.

Një lukuni gojëprishurish, të udhëhequr nga Sali Berisha dhe nga tabori i tij mediatik e ekonomik, sulmuan diplomaten e lartë amerikane me një gjuhë rrugaçërore, duke mos i lënë gjë pa thënë e përmendur.

Në fakt, që nga ajo deklaratë, Partia Demokratike, që zgjodhi të ndjekë verbërisht një të shpallur ‘non grata’, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zbatuar “profetësinë” e Yuri Kim, duke vazhduar të hajë bar. Rezultati i 11 majit nuk është gjë tjetër veçse dëshmia më e qartë e kësaj.

Ndërkohë që Berisha ka paguar miliona dollarë për lobim në SHBA dhe solli në fushatë një “strateg” amerikan që, sipas tij, do t’i dhuronte fitoren dhe do ta lidhte me Trump, propaganda e tij se me administratën e re “mjerë Edi Rama dhe Sorosi në Shqipëri”, u përball shumë shpejt me realitetin postzgjedhor.

Ajo që pritej, erdhi: përmes një mesazhi konçiz dhe pa asnjë nënkuptim, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka uruar popullin shqiptar për zgjedhjet e 11 majit dhe ka theksuar vijimin e partneritetit me Shqipërinë, duke e vaditur edhe më tej barin në oborrin e PD-së.

Sigurisht, kjo mbështetje është për Shqipërinë dhe shqiptarët, por nga ana tjetër, ajo hedh në erë të gjithë propagandën e gënjeshtërt të Berishës dhe njerëzve të tij, të cilët edhe këto ditë ngrinin pyetjen në media: pse SHBA nuk po i uron zgjedhjet?

Ky urim, ndërkohë, dëshmon edhe një herë se Yuri Kim kur përmendi atë punën e barit nuk ka folur nga vetja. (Publikura nga Tema) m.p.

Të fundit

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u...

PD kërkon pavlefshmëri për Kukësin, KAS merr vendimin për votimin nga jashtë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës. Sipas vendimit,...

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku udhëtonin një çift bashkëshortësh u...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Lajme të tjera

Web TV