Shefja e KE-së dënon sulmet “e neveritshme” izraelite në Gazë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar valën “e neveritshme” të sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit ndaj objekteve civile në Gazë, përfshirë ndaj një shkolle.

Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me Mbretin Abdullah të Jordanisë më 27 maj. Ekipet e shpëtimit kanë thënë se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 52 persona në Rripin e Gazës të hënën, 33 në një shkollë të shndërruar në strehimore.

Sulmet izraelite janë pjesë e rinisjes së ofensivës së tyre, që synon shkatërrimin e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ofensivë që ka nxitur dënim ndërkombëtar.

“Zgjerimi i operacioneve ushtarake të Izraelit në Gazë, duke shënjestruar infrastrukturën civile, në mesin e tyre edhe një shkollë që shërbente për strehimin e familjeve të zhvendosura palestineze, vrasja e civilëve, përfshirë fëmijëve, është e neveritshme”, tha von der Leyen, sipas njoftimit të lëshuar nga Bashkimi Evropian lidhur me bisedën e zhvilluar me udhëheqësin jordanez.

“Komisioni Evropian gjithmonë ka mbështetur – dhe do të vazhdojë ta mbështesë – të drejtën e Izraelit për siguri dhe vetëmbrojtje”, tha ajo.

“Por, përshkallëzimi dhe përdorimi shpërpjesëtimor i forcës kundër civilëve nuk mund të justifikohet nën ligjin humanitar dhe ndërkombëtar”, paralajmëroi von der Leyen.

Shefja e KE-së kërkoi që Izraeli “menjëherë të rinisë dërgimin e ndihmave humanitare, në linjë me parimet humanitare, dhe me pjesëmarrjen e Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë humanitarë ndërkombëtarë”.

Bashkimi Evropian ka hasur në vështirësi që të ketë ndikim në konfliktin në Gazë për shkak të ndarjeve të kamotshme brenda bllokut mes shteteve që e mbështesin Izraelin dhe atyre që konsiderohen më propalestinez.

Lexo edhe :  Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Megjithatë, momentumi për të shtuar presionin ndaj Izraelit është rritur që kur Izraeli rinisi ofensivën në Gazë.

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Pjesëtarët e Hamasit janë ende duke i mbajtur dhjetëra pengje, ndërsa shumë të tjerë janë liruar në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe të tjera.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë mbi 55.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në llogaritjet e saj. REL/kb

 

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV