Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e integrimit të Shqipërisë.

Në një intervistë me TV gjerman WELT, Kos deklaroi se mundësitë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE në vitin 2030 janë shumë të mëdha.

“Mund ta kuptoj shumë mirë zhgënjimin në Ballkanin Perëndimor. Unë vij nga kjo zonë. Po ju paraqes një krahasim. Nëse Ukraina do të duhej të priste aq gjatë sa Maqedonia e Veriut, ne do të fillonim negociatat me Ukrainën në vitin 2045. Dhe kjo nuk mund të ndodhë. Kjo vlen edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ne kemi Malin e Zi dhe Shqipërinë, që po ecin shumë mirë me reformat e integrimit. Ata e kuptojnë procesin e zgjerimit si një transformim të ekonomisë së tyre, duke përfshirë edhe fusha të tjera të jetës.

Nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë mirë, ne mund të përfundojmë të gjithë kapitujt e negociatave me Malin e Zi deri në fund të vitit 2026 dhe më pas me Shqipërinë në fund të vitit 2027. Kjo do të thotë se ka mundësi reale që të dyja këto shtete të bëhen anëtarët tanë të rinj deri në vitin 2030”, – shprehet Komisionerja për zgjerimin e BE-së Marta Kos. m.p.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV