Takimi me familjen e partnerit është një moment i rëndësishëm në çdo lidhje dhe mund të jetë një burim i vërtetë emocioni si pozitiv, ashtu edhe stresues.
A do t’ju pëlqejnë? A do t’ju vlerësojnë? A do të ndiheni rehat?
Këto janë pyetje të zakonshme që shumë vajza (dhe djem) i bëjnë vetes përpara se të përballen me këtë situatë. E vërteta është se, ndonëse nuk mund ta kontrolloni çdo rrethanë, ka disa gjëra të thjeshta por të rëndësishme që mund të bëni për të lënë përshtypje të mirë që nga fillimi.
Në këtë tekst, do të gjeni këshilla praktike për të shmangur situatat e sikletshme dhe për të ndërtuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive që mund të hapë rrugën për një marrëdhënie të shëndetshme me familjen e partnerit tuaj, transmeton Telegrafi.
Larg duart
Nëse mbështeteni në të dashurin tuaj dhe i mbani duart rreth qafës së tij nuk do t’ju ndihmojë që nëna e tij të jetë në anën tuaj.
Debatet politike
Sado që të keni qenë të angazhuara dhe të sigurta në veten tuaj, kini parasysh që takimi me familjen e tij megjithatë nuk është debat televiziv.
Një gotë është e mjaftueshme
Nëse motra e tij çon gota me raki njëra pas tjetrës, juve nuk ju jep të drejtë që të deheni.
Bëhuni e lumtur, jo e dehur tapë
Bëri për vete me sharmë. Mbase të dashurin tuaj e keni bërë për vete me sjellje si “mbretëreshë e akullt”, mirëpo prindërit me siguri më lehtë do t’i bindësh me sjellje të mirë dhe me simpati.
Harroni celularin
Celularin lëreni në çantë që gjatë darkës dhe gjatë bisedës që të mos shpërqendroheni./E.Ç