Festa e fitores së PS/ Berisha ‘shfryn’ me xhelozin e tij: Ishte si takim mortor!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi festën e Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, duke e përshkruar atë si një ceremoni të zymtë dhe të frikshme, ku nuk u panë asnjë buzëqeshje apo reagim spontan.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi zyrtarët e PS-së si përfaqësues të bandave kriminale dhe e cilësoi parlamentin e ri si “narkoparlament”. Berisha ka krahasuar ngjarjen me skenat e filmave të njohur për botën e krimit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Dje pasdite, siç e panë shqiptarët, u zhvillua para syve të tyre, një takim në të gjithë përmasat e tij, tiparen dhe frymën, sikur Toto Rina takonte bashkëpunëtorët e tij.

Ky takim, në të cilin nga analiza e fytyrave, ju nuk do gjeni dot asnjë buzëqeshje, asnjë lëvizje koke, asnjë reagim, sikur të ishte një takim mortor, dhe i tillë ishte festa e farsës elektorale.

Ky takim me narkodeputetët e tij, me përfaqësuesit e bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës, karteleve të drogës, kartelit Troplini, Arkend Ballën, Ani Dyrmishin, Drazhin, etj, Sara Milen dhe grupin e kartelit të Elbasanit, përfaqësuesit e Shytëve, Julianit të Pashakos, Renato Salihit dhe Arben Qimes, përkatësisht Klosi, tezaku apo jotezaku, kush i merr vesh ato, i Belindës, Klodian Jahja, Koreshi dhe përfaqësues të tjerë të Bajrëve, të Tukut, përkatësisht Shkodër dhe Lezhë, Tërmet Peqëve dhe shumë përfaqësuesve të tjerë të botës së krimit.

Në këtë takim, Edi Rama u tha shqiptarëve se kërbaçi i tij është Spaku. Lëvizët, po deshët, u tha atyre, ja ku e keni Spakun që është në duart e mia, duke e ditur se ata janë një seri përfaqësuesish të krimit.

Ai Spakun nuk ua tregoi vetëm atyre, por padronëve të tyre të vërtetë që i nxorën në lista.

Lexo edhe :  PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër e Vlorë

Edhe Enver Hoxha një takim të tillë kërcënues vështirë se do ta arrinte.

Ai foli për Altinin, njëlloj si Enveri për Arianitin.

Pra, shqiptarët mësuan se farsa elektorale prodhoi një narkoparlament, i cili nisi ditën mbledhjen pa hyrë akoma në sallë, duke vishkulluar me Spakun si kamxhik të tij.

Takimi i PS ishte si një ceremoni mortore. As në filmat “Narcos” nuk shikoje fytyra që nuk lëviznin dot as vetullat. Ata festuan fitoren e fushatës elektorale./e.t

Të fundit

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

PD kërkon pavlefshmëri për Kukësin, KAS merr vendimin për votimin nga jashtë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës. Sipas vendimit,...

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku udhëtonin një çift bashkëshortësh u...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Lajme të tjera

Web TV