Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e dytë, ja rrugët që do të bllokohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot do të zhvillohet etapa e dytë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë ,që nis në Shkodër rreth orës 11:40 dhe përfundon në Elbasan rreth orës 16:00. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, blutë i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, si më poshtë:

ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025
Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15
Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45
Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30
Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15
Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00
Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30
Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00
Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë.

Në etapën e parë e cila nisi në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë dje vijoi për në Rrëshen, Lezhë dhe më pas Shkodër. Pas 151 kilometrave të përshkruara, në Parrucë vijën e finishit i pari e kaloi Gabriele De Fabritis.

Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të./e.t

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV