100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro.

Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit po i shisnin një dozë kokaine një vajze të re në ambientet e një parkingu, duke i surprizuar me kapjen në flagrancë.

Aksioni erdhi pasi shqiptarët kryenin lëvizje të çuditshme në zonë. Të arrestuarit janë dy 24-vjeçarë dhe një 21-vjeçar, banues në Urbino. Gjatë kontrolleve, u gjetën 24 gramë kokainë të fshehura në tesha dhe brenda makinës. Kontrolli vazhdoi në shtëpinë e të rinjve, ku u gjet një tjetër kuti që përmbante 73 gramë substancë narkotike.

Përveç drogës, oficerët gjetën një shkop bejsbolli në bagazhin e makinës, gjë që çoi në një padi për posedim të paligjshëm të objekteve të forta, raporton media italiane.

Të tre u arrestuan dhe u çuan para gjyqtarit të Gjykatës së Pesaros, i cili e vërtetoi arrestimin dhe urdhëroi ndalimin e qëndrimit në provincën e Pesaros dhe Urbinos. m.p.

Të fundit

“Në ’62 filluam të transmetonim”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Sa herë që kaloj në atë rrugë, kryesisht vitet e fundit, shoh me keqardhje rrënimin e asaj ndërtese. Disa...

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Lajme të tjera

Web TV