‘5D’/ GJKKO dënon me burg drejtoreshën Deborah Keçi dhe disa zyrtarë të Bashkisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg drejtoreshën Deborah Keçi, për çështjen 5D. Dënimin me burg gjykata ia konvertoi në 16 muaj shërbim prove. Keçi u gjet fajtore për akuzen e shklejes së barazisë me tendera. Gjithashtu i hiqet e drejta të mbajë funksione publike për 5 vite.

Teuta Guri dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht 6 muaj. Vendimi pezullohet dhe zëvendësohet me punë në interes publik, pa shpërblim, 60 orë, brenda 6 muajsh. Renaldo Gjerasi dënohet me 9 muaj burgim, përfundimisht 6 muaj burg. Pezullim i dënimit me burg dhe zëvendësim me 60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh. Etion Mera dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht me 6 muaj burgim, pezullim i dënimit dhe zëvendësim me 60 orë punë në interes publik, brenda 6 muajsh.

Nga hetimet e kryera nga SPAK e pandehura Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Klubi Sportiv Tirana, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të KVO kanë krijuar për operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në procedurën e prokurimit me objekt rikonstruksionin e palestrës së mundjes, tender i zhvilluar në dhjetor të vitit 2020.

Sakaq një tjetër proces sipas procesdurës së zakonshme po kryhet ndaj dosjes “5D”. Kërkesën e katër të akuzuarve për t’u veçuar nga pjesa tjetër e grupit të të arrestuarve për shkak të veprave penale, trupa e gjykimit e rrëzoi, duke vendosur qe i gjithë grupi të gjykohet së bashku në një proces të vetëm.

Ndaj tre ish drejtoreve  te Bashkisë Tiranë Redi Molla, Taulant Tusha, Mariglen Qato si  dhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muhametllari do të nisë gjykimi në themel. Më herët, trupa gjykuese rrëzoi kërkesën e grupit për tu gjykuar me procedurën e shkurtuar.

Lexo edhe :  Anila Basha për Artan Lamen: Shqipëria ka humbur një copëz zotnillëku

Ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaccme, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.  Sipas hetimeve, bëhet fjale për  të paktën 11 procedura tenderimi në shkelje te ligjit ne harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri vitin 2022./E.T

Të fundit

Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në qarkun e Vlorës, KAS vendos hapjen e një kutie

Pas denoncimit të kryetarit të partisë Shqipëria Bëhet në qarkun Vlorë e Fier për rinumërimin e votave, Komisioni i...

Pas rezultatit dërrmues të 11 majit, PD në gjendje të mjerueshme

Partia Demokratike e Shqipërisë, e udhëhequr nga Sali Berisha, humbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Në këto zgjedhje, PS fitoi 53.3% të votave...

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

Qeveria franceze ka njoftuar ndalimin e pirjes së duhanit duke filluar nga 1 korriku në vendet publike të hapura ku mund të jenë të...

Pse u thirr Edi Rama në ‘folenë’ e ‘ish-armiqve’ të tij brenda CDU-së gjermane? (FOTO)

Nga Ylli Pata Kryeministri Edi Rama ka postuar sot, dy statuse në faqen e tij në Facebook, nga pjesëmarrja e tij në një eveniment politik shumë të rëndësishëm...

Botuesit shqiptarë ngrenë alarmin për vjedhjen e librave: Po përdoren fondet publike

Pirateria e librave është kthyer në një fenomen shqetësues për botuesit shqiptarë, të cilët kanë ngritur alarmin për këtë problem që tashmë nuk është...

Lajme të tjera

Web TV