Bashkimi Europian ka një kërkesë urgjente për Shqipërinë: Kemi që në 2021 që e presim…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian kërkon nga klasa politike shqiptare të përfshijë në reformën e re zgjedhore të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të bëra deri më sot, ndërsa pret që palët t’i qëndrojnë angazhimit të tyre për ta përmbyllur këtë proces deri në vitin 2026.

Në një intervistë për emisionin “Ekspres” në RTSH, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se ky duhet të jetë një angazhim i qartë i Shqipërisë në kuadër të anëtarësimit në BE. Disa nga elementet që duhen përmirësuar në këtë reformë, tha z. Gonzato, lidhen me çështjet si transparenca në financimin e fushatës, rregullimi i medieve online dhe shmangia e shpërdorimit të burimeve publike.

“Mendoj se gjetjes e ODIHR-it këtë radhë konfirmojnë të njëjtat probleme që janë konstatuar në 2021, kështu që këto probleme duhen zgjidhur. Ndaj në deklaratën e bërë nga Përfaqësuesja e Lartë [Kaja] Kallas dhe Komisionerja Kos ne u jemi referuar gjetjeve të misionit të OSBE-së, u referohemi mangësive që ata kanë theksuar, dhe kërkojmë një reformë zgjedhore që të përfshijë të gjitha rekomandimet e bëra deri më tani, dhe ato që do të bëhen këtë herë. Ne e dimë se cilat janë çështjet: transparenca në financim, rregullimi i medies në internet, shpërdorimi i burimeve publike etj. Të gjitha këto elemente duhen trajtuar në reformën zgjedhore, e cila është diçka për të cilën Shqipëria është angazhuar të bëjë në kuadër të anëtarësimit. Ka një udhërrëfyes për shtetin e së drejtës, që përmban një angazhim të qartë për bërjen e kësaj reforme deri në 2026”, u shpreh ambasadori i BE-së.

Lidhur me zgjedhjet e 11 majit, z. Gonzato tha se BE-ja i qëndron gjetjeve të raportit paraprak të OSBE/ODIHR-it, duke sqaruar se e kanë “keqcituar qëllimisht” për këtë.

Lexo edhe :  “Furtunë” në Policinë e Tiranës!/ Ndryshohet shefi i trafikut urban, preken edhe krimet

“Këndvështrimi i BE për zgjedhjet e 11 majit është mirë ta përsëris, pasi jam keqcituar qëllimisht apo jam keqcituar në mënyrë përzgjedhëse. Më kujtohet kur kam mbërritur në Tiranë, më 1 dhjetor 2023. Një nga pyetjet ka qenë pikërisht qëndrimi për reformën zgjedhore dhe kam cituar që ‘ne iu qëndrojmë rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it’. Gjatë muajve që vijuan e kam përsëritur thirrjen për të zbatuar këto rekomandime, për të garantuar që reforma zgjedhore që diskutohej mes partive të pasqyronte këto rekomandime. E përsëris edhe tani: i qëndrojmë analizës së OSBE/ODIHR-it. Analiza është në zotërim të gjithkujt dhe kemi disa përfundime paraprake, ende jopërfundimtare, pasi raporti përfundimtar do të përmbajë rekomandime që kanë të bëjnë specifikisht me këto zgjedhje. Përfundime paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka qenë një fushë e barabartë loje dhe tregon për një sërë problemesh që janë konstatuar nga misioni”, tha shefi i delegacionit europian në Shqipëri. m.p.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV