Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato që i cilëson dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë qenë një farsë eletktorale.
Berisha, tha se votën e shqiptarëve nuk e mbrojnë dot me kallashnikov, por shtoi se zotërojnë dokumente dhe se lufta për votën e lirë është vetëm në fillimin e saj.
Berisha: Sot ka shqiptarë të dëshpëruar ka shqiptarë të zhgënjyer, por ka dhjetëra mijëra shqiptarë që janë gati të luftojnë për votën e lirë. Mos kujtoj kush kurrë se një bandit si Edi Rama do mund të imponojë këto rezultate njerëzve të lirë të Shqipërisë. Ky është vetëm fillimi. Edhe njëherë u them shqiptarëve durim se ne kemi dokumentet. Ne kemi bërë gjithçka për të mbikëqyrur votën tuaj. Ne me kallashnikov votën nuk e mbrojmë, por tani lufta fillon. Ne nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tillë, nuk pranojmë kurrë rezultat të tilla
Ne kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Nuk pranojmë ne narkoshtetin dhe deputetë të krimit si Besa Spaho, Sara Mile dhe të tjerë. Ne do i gjejmë të gjithë, do ia paraqesim botës. Apo kandidatët e Altin Hajrit e kartelit të Troplinëve e Bajrëve. Kjo është betejë, e veshtirë, por është për të vërtetën dhe ne do e fitojmë këtë”, u shpreh kreu i PD-së../e.t