Një eksod i vërtetë nga Lombardia drejt Bavarisë pritet në prag të finales midis PSG-së dhe Interit.
Dhe nuk ka rëndësi nëse biletat nuk janë të mjaftueshme… Të shohësh ekipin tënd të preferuar të luajë një finale të Ligës së Kampionëve nuk është diçka që ndodh çdo vit (përveç nëse je tifoz i Real Madridit).
Dhe pikërisht për këtë arsye pritet një eksod i vërtetë i tifozëve zikaltër në ditët në vijim. Sipas parashikimeve do të jenë rreth 40 mijë interistë nga Milano dhe e gjithë Italia në Mynih të shtunën për finalen midis Interit dhe PSG-së.
Shumica e tifozëve zikaltër do të mbërrijnë në Gjermani pa biletën e lakmuar për në “Allianz Arena”. Nga 40,000 tifozët e Interit që do të jenë në në Bavari, vetëm 18,000 kanë biletë për në stadium.
Përveç 18,000 biletave të lartpërmendura që Interi ua shpërndau tifozëve të tij “më besnikë”, UEFA shiti edhe 30,000 bileta të tjera përmes shortit përpara se emrat e finalistëve të bëheshin të ditur.
Sipas Gazzetta dello Sport, afërsisht gjysma e këtyre biletave mund të kenë përfunduar në duart e tifozëve zikaltër.
Interi ka njoftuar tashmë se pika e takimit për tifozët do të jetë në Odeonsplatz, ku do të ngrihet pika e takimit të tifozëve zikaltër, një vend për festa ku nga ora 11:00 deri në 16:00 të shtunën mund të shohin shfaqje nga artistë, të përshëndesin legjendat e Interit dhe të blejnë pajisje me ngjyrat e klubit. m.p.