Pas një momenti pikant mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte ku kjo e fundit duket se e godet lehtë në fytyrë presidentin, duket se rrjetet sociale dhe mediat online “po ziejnë” furishëm.
Pas kësaj disa ekspertë të leximit të buzëve janë angazhuar për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një shaka mes çiftit, apo diçka më shumë.
Dhe sipas tij, Macron u përpoq të përmirësonte atmosferën duke i zgjatur dorën bashkëshortes së tij, por ajo nuk ia pranoi.
“Kur arrijnë në majë të shkallëve të avionit, situata bëhet edhe më e ftohtë. Ai i zgjat dorën, por ajo e injoron dhe mbahet në parmak. Teksa kalon pranë tij, duket se murmuron: ‘Dégage, espèce de loser’, që përkthehet: ‘Largohu, humbës i mjerë’”,pretendon eksperti.
Macron më pas, sipas leximit të buzëve, i drejtohet me fjalët: “Essayons, s’il te plaît” – që në shqip do të thotë: “Të përpiqemi, të lutem?” Përgjigjja e Brigitte-s është e shkurtër: “Jo.”Ndërkohë, presidenti e përfundon bisedën me një shprehje fytyre të përmbajtur dhe fjalët: “Je vois” – që përkthehet: “E kuptoj”./kb