Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, është takuar sot me Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, gjatë Udiencës së Përgjithshme të mbajtur sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Dioqeza e Rrëshenit njofton se gjatë këtij momenti, Imzot Gjergji i bëri të ditur Papës se “të dielën e kaluar, së bashku me shqiptarët katolikë të Italisë, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano”.
Gjithashtu, në emër të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe të Kishës Katolike në vend, Imzot Gjergj Meta i shprehu urimet më të përzemërta për zgjedhjen e Papës Leoni XIV si Pasardhës i Shën Pjetrit, duke e ftuar për një vizitë në Shqipëri. m.p.