India ka kaluar Japoninë për të zënë vendin e katërt në listën e ekonomive më të mëdha të botës, sipas projeksioneve të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe konfirmimit nga NITI Aayog.
Sipas të dhënave, GDP-ja nominale e Indisë për vitin fiskal 2025–2026 pritet të arrijë në 4.187 trilionë dollarë, duke e tejkaluar lehtë Japoninë me një diferencë të vogël, rreth 0.6 miliardë dollarë. Kjo rritje e vendos Indinë menjëherë pas Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Gjermanisë në renditjen botërore.
Megjithatë, ekspertët vënë në dukje se ky është më shumë një hap simbolik sesa një ndryshim real në balancat ekonomike globale. Të ardhurat për frymë në Indi mbeten rreth 13 herë më të ulëta se në Japoni, duke reflektuar ende sfidat e thella strukturore në zhvillimin e brendshëm të vendit.
Ekonomistët kujtojnë gjithashtu se FMN në të kaluarën ka pasur vështirësi në parashikimin e krizave të mëdha ekonomike, përfshirë kolapsin financiar të vitit 2008 dhe efektet e tarifave tregtare në dekadën e fundit./e.t