Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se kryeministri Edi Rama ka nisur një proces “spastrimi” brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, Rama synon largimin e çdo zyrtari që është subjekt hetimi apo përgjimi nga SPAK.
“Edi Rama po bën një lloj spastrimi për të larguar çdo socialist që është pjesë e hetimeve të SPAK. Po bënë një projekt që të mos ketë më telashe që i kanë shkaktuar pasoja të mëdha të bashkëpunotërve të tij që janë arrestuar dhe të pandehur. Unë mendoj se Rama është i pari që e ka ndjerë koston që ka PS nga disa çështje korruptive që janë sot objekt i hetimit të SPAK. Fakti që partitë e reja nuk u bënë me Ramën treguan se s’janë me Ramën.
Berisha i mbante ministrat dhe nuk i ndërronte, kurse Rama se ka problem ai mjafton që të jetë vet kryeministër dhe ka për borxh të marr çdo emër. Ai është njeri i surprizave dhe merr edhe njerëz pa meritokraci. Unë kam një bast politikë Rama nuk do bëjë ministër asnjë nga xhaketat e vjetra të PS që kanë shumë vite në Kuvend. Ai do bëjë një qeveri me emra të panjohur”, tha ai. m.p.