Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë të ngushtë dhe midis fshatrave holandezë.

Jahti i Howard Schultz, i quajtur Pi, ka një rreze lundrimi mbi 4,500 milje detare dhe në bord ka spa luksoze, xhakuzi, pistë për helikopter dhe një pishinë.

Ky jaht gjigant, që besohet të vlejë rreth 200 milionë dollarë, mund të akomodojë deri në 12 të ftuar në gjashtë kabina dhe ka një ekuipazh prej 18 personash.

Me një gjatësi marramendëse prej 77.4 metrash dhe gjerësi rreth 11 metra, Pi renditet si jahti i 183-të më i madh në botë.

Jahti është i pajisur me motorë MTU, që i japin një shpejtësi të lartë. Ndërtuar nga kompania e njohur holandeze Feadship, jahti iu dorëzua Schultz-it në panairin e jahteve në Monako në vitin 2019. m.p.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV