Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili foli në lidhje me sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Mjeku është ndalur në sëmundjen e sifilizit, ku tha se ka një trend rritës të rasteve të infektimeve në vendin tonë.
Ai ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve shtetërore që kësaj sëmundje t’i jepet fund, ndërsa si arsyen më të madhe të përhapjes së kësaj sëmundje veneriane, Balili ka nënvizuar turizmin seksual ose ardhjen në vendin tonë të punonjëseve të seksit nga vendet e huaja.
“Shekulli i 19 ka qenë një shekull ku SST ishin të përhapura. Në shekullin tonë sëmundjet u spostuan në një drejtim tjetër, kah kancerit që janë të shumtë në numër dhe janë rritur në mënyrë të frikshme, apo edhe sindromi metabolik, diabeti, apo edhe obeziteti.
Janë mbi 20 mikrobe që japin sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Në shekujt më parë vendin e parë në sëmundjet veneriane e zinte sifilizi.
Në vend ka një trend rritës të kësaj sëmundjeje që është hasur së fundmi në numër, madje ka mendime se është rritur edhe nga turizmi seksual. Trendi është bërë rritës aq sa është bërë shqetësues.
Infeksioni hapet pasi në fillim personi nuk ka simptoma, ndaj edhe përhapja është më e lehtë.
Fillimisht është një fazë fillestare inkubimi që mund të zgjasë edhe në disa muaj. Më pas është faza ku në shputat e këmbës dhe duarve dalin njolla të kqe që herë pas here japin dhimbje. Faza e tretë, që zgjat deri në 1 apo 2 vite që kjo sëmundje hyn në sistemin limfatik dhe nëse nuk është trajtuar mund të çoje deri në fatalitet.
Institucionet duhet të ngrihen në këmbë që sifilizit në vendin tonë ti jepet fund. Të rinjtë duhet të kenë parasysh se seksi duhet të jetë i shëndetshëm dhe i sigurt.
Seksi anal dhe oral për mendimin tim janë pervertizma. Duhet eliminuar duhani dhe marrëdhëniet seksuale me shumë partnerë”, tha ai.
Mjeku ka theksuar nevojën për vizita tek gjinekologu, dhe domosdoshmërinë e zhvillimit të një pap testi një herë në vit./e.t