Indiana Pacers fitoi 130-121 ndaj New York në finalen e katërt play off të Konferencës së Lindjes në NBA. Sukses që afron skuadrën me titullin kampion, pasi tashmë Indiana udhëheq 3-1 serinë dhe është një fitore larg finales së madhe të NBA.
Edhe pse ishte një ndeshje e luftuar, skuadra e Indiana nuk zhgënjeu në fushën e saj, duke triumfuar me meritë. Tyrese Haliburton ishte basketbollisti më i dalluar në parket, teksa realizoi një “triple double”, me 32 pikë 12 rebound e 15 asist, mbështetur edhe nga Siakam me 30 pikë. Për New York u dallua Jalen Brunson me 31 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Sfida u kontrollua shumë mire nga vendasit që ditën të ruanin avantazhin thuajse përgjatë gjithë minutazhit të lojës.
Tashmë seria e finaleve rikthehet në New York, aty ku basketbollistët e kësaj skuadre do të kenë detyrën e vështirë për të ngushtuar disavantazhin, në mënyrë që të mos humbasin shpresat për të prekur finalen e madhe./ D.C