Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka njoftuar se raundi i dytë i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohet në Stamboll më 2 qershor.
“Delegacioni rus i kryesuar nga Medinsky është gati t’i paraqesë Ukrainës një memorandum mbi zgjidhjen e krizës ukrainase në Stamboll më 2 qershor”, tha ministri rus.
Takimi i parë i përfaqësuesve të Moskës dhe Kievit pas tre viteve u zhvillua më 16 maj në Stamboll. Palët ranë dakord të zhvillojnë një shkëmbim masiv të të burgosurve 1,000 për 1,000 dhe të paraqesin vizionin e tyre për mundësitë e një armëpushimi të ardhshëm.
Ukraina kërkoi një takim të krerëve të shteteve në negociata. Rusia e mori parasysh këtë kërkesë. m.p.